Carlo Ancelotti zyrtarisht është larguar nga Evertoni dhe kaloi te Real Madridi.

Everton tani është duke përgatitur një listë të shkurtër të zëvendësimeve të mundshme edhe pse nuk është bërë asnjë kontaktbzyrtarë me asnjë trajner, përcjell Korneri.net

Një emër tronditës është duke qarkulluar orëve të fundit, pasi përmendet menaxheri i Rangers, Steven Gerrard, edhe pse ish-kapiteni i Liverpool nuk është kandidati i vetëm. Të tjerët përfshijnë emra si: Rafa Benitez, David Moyes, të cilët do të konsideroheshin të pamundur në këtë fazë , pastaj Paulo Fonseca, Erik ten Hag dhe Roberto Martinez.

Zinedine Zidane u largua nga Reali muajin e kaluar pas një fushate të vështirë, e cila i kushtoi madrilienëve eliminimi në gjysmëfinale nga Champions League dhe përfunduan të dytët në La Liga. Ancelotti më parë drejtoi klubin mbretëror midis 2013 dhe 2015, kurse strategu italian e çoi Evertonin në vendin e 10-të në Premier League sezonin e kaluar, duke humbur një vend në Evropë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here