Ylli i Barcelona-s, Lionel Messi kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve nuk mund të jetë në formën e tij më të mirë, të paktën mendërisht. Argjentinasi është duke luajtur një lojë jashtë fushës, me drejtësin për evazion fiskal. Dënuar me 21 muaj burg, Messi ka apeluar dhe sipas “Cadena Ser” – është caktuar për 20 prill, pikërisht në gjysmë të rrugës në mes të sfidës me Juventus-in dhe “El Clasico-n” kundër Real Madridit.

Pleshti është nervoz, ai mund të ndryshojë sezonin dhe jetën e tij në gjysmën e dytë të prillit, kur Gjykata Supreme do të vendosë për apelin e 30-vjeçarit. Argjentinasi dhe babai i tij janë dënuar me 21 muaj burg nga e Shkalla e Parë e Drejtësisë në Spanjë. Mësohet se 20 prilli do të jetë data finale që do të vendos nëse Messi do të dënohet apo jo, një ditë pas ndeshjes kundër Juventusit dhe tre para “El Clasico”, e cila mund të vendosë fatet e kampionatit kundër Real Madridit.

Shuma e kontestuar nga autoritetet tatimore spanjolle është e madhe, bëhet fjalë për 4.1 milion euro, të transferua në parajsën fiskale për tre sezone nga viti 2007 deri në vitin 2009. Për secilin prej këtyre Messi u dënua me tre muaj burg, njëzet e një në total./Telesport/.

Artikulli paraprakMediat britanike: Griezmann afër nënshkrimit më këtë gjigant evropian
Artikulli tjetërNisin arrestimet për incidentin në ndeshjen Itali – Shqipëri