Në ndeshjet e sonte të raundit të parafundit të fazës së grupeve në Europa League që ishin në termin nga ora 21:05, pati përballje spektakolare.

Skënderbeu ka dhuruar spektakël në “Elbasan Arena”, tashmë në një kompeticion europian, pasi ka mundur me rezultatin 3-2 skuadrën e Dynamo Kyiv, në ndeshjen e pestë të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Europa League. Fitorja e korçarëve u realizua me përmbysje, falë reagimit të menjëhershëm të korçarëve, pas golit të pësuar në minutën e 16’. Lilaj, Adeniyi dhe Sowe vulosën fitoren e parë për bardhekuqtë në këtë edicion të Kupave të Europës, pas dy barazimeve të mara më parë. Pas pesë ndeshjeve të ezauruara, me një fitore dhe dy barazime, skuadra e Skënderbeut renditet në vendin e tretë të klasfikimit të Grupit B, pas Dyniamo Kyiv dhe Partizan Beograd.

Milan është kualifikuar për në 1/16-t e finaleve të Europa League, pasi ka fituar 5-1 ndaj Austrisë së Vjenës në “San Siro”. Ky rezultat i jep kuqezinjve garancinë matematikore për vendin e parë në grup, pa pasur nevojë për 90 minutat e fundit të ndeshjes në Kroaci kundër Rijeka.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, AEK barazoi 2-2 ndaj Rijeka dhe është shumë pranë kualifikimit

Austria shtangu vendasit me golin e Monschein, në mesin e pjesës së parë, ku më shumë ra në sy gafa e qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci, që nuk arriti të largojë portën. Gjashtë minuta më vonë, Ricardo Rodriguez barazoi për Milan, duke e kaluar topin mes këmbëve të portierit kundërshtar.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë, dy sulmuesit, Andre Silva dhe Patrick Cutrone, shënuan nga një gol secili duke i dhënë qetësi skuadrës së Montella. Në pjesën e dytë, Andre Silva dhe Cutrone u përsëritën dhe shënuan përkatësisht golin e katërt dhe të pestë. Ky ishte goli i gjashtë në pesë ndeshje të luajtura sivjet në “kupën e vogël” nga portugezi dhe i treti për italianin.

Nga ndeshjet tjera vlen të përmendwt fitorja e Atalantës në udhëtim te Everton me rezultat 1:5 dhe fitorja e Lyon 4:0 ndaj Apollon Limassol./korneri.net.

Artikulli paraprakU dënua me 9 vjet burg për përdhunimin e shqiptares, reagon Robinho
Artikulli tjetërNë pauzë të ndeshjes, Kaka foli dhe u përshëndet me tifozët