Barcelona ka bërë një lojë të jashtëzakonshme në periudhën e fundit, për ta rikthyer në mënyrë sencaionale rezultatin në favour të vetin edhe pse në një moment ishte duke humbur me 14 pikë dallim nga Unics Kazan në udhëtim (58:44).

Atëherë kur u mendua se Barcelona do të ngrit flamurin e bardhë sepse vendasit ishin shumë të mirë, blaugranët shtrënguan dhëmbët dhe në fund fitoi me rezultat 63:69, për triumfin e parë sezonal në edicionin e ri në Euroleague.

Periudha e parë në fakt ishte e Barcelonën (21:23), por dy periudhat tjera ishin vendasit që me mbrojtje agresive dhe me efikasitet të lartë në sulm krijojnë epërsinë e lartë e cila mashtrojë ata, pasi 10 minutëshi i fundit ishte fantastik i spanjollëve (26:12), dhe në këtë mënyrë Barcelona del me kokë lartë nga Basket Hall Kazan.

Më meritorët në këtë fitore ishin, Justin Doellman ish përfaqësuesi i Kosovës me 23 pikë, kurse Juan Carrlos Navarro dhe Ante Tomis i shtuan nga 13 pikë secili.

Te vendasit u dalluan Keith Langford me 14 pikë , Latavious Williams i shtoi 12, ndërsa Anton Pankrashov 10.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here