Real Madridi shumë shpejt u këndell pas humbjes me vetëm një pikë diferencë ndaj Fenerbahces, duke fituar 96:91 ndaj Zalgiris Kaunas në “Barclaycard Center” të Madrid në prani të mbi 10. 000 shikuesve. Pavarësisht një pjese të parë të barabartë dhe të fortë ku rezultati ishte 49:49, diferencën e bëri periudha e tretë ku madrilienët realizuan pesë pikë më shumë, ndërkohë që në periudhën e fundit lituanezët reaguan përkohësisht madje duke kaluar edhe në avantazh. Mirëpo, Reali sërish tregoi pse është ndër skuadrat më të mëdha evriopuane andaj ia doli në fund të fitoj fal liderit Luka Doncic që shënoi 17 pikë, tri më shumë se Gustavo Ayon. 17 pikë i shënoi edhe nga ana tjetër Brock Motum.

CSKA e Moskës shënoi një tjetër fitore dhe atë në udhëtim te Olimpia Milano me rezultat 79:64 në “Mediolanum Forum”. Për moskovitët ky ishte suksesi i 10-të në 11 përballje gjithsej, çka reflektohet me vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Jakson dhe Kulagin me 14 pikë secili, ishin më të mirët te mysafirët, ndërsa në radhët e skuadrës italiane Radjulica ishte i vetmi që shënoi 10 pikë.

Në Ulker Sports Arena të Stambollit Fenerbahce mposhti 87:72 sipas parashikimeve skuadren serbe Crvena Zvezda, e cila pësoi humbjen e tretë radhazi. Për Fenerbahcen e cila gjendet në pozitën e tretë, shënuan pikë dyshiftore pesë basketbollistë, kurse më efikasit ishin, Ekpe Udeoh me 15 pikë dhe Jan Vasely me 14.

feneri

Një humbje e papritur për Maccabin e Tel Avivit në “Menora Mivtachim Arena” ndaj Bamberg. 70:85. Ishte humbje e hidhur, por shumë e merituar e mysafirëve të cilët pjesën e parë e mbyllën me +14 pikë. Italiani Nicolo Melli ishte i pandalshëm duke shënuar 27 pikë e 14 kërcime, derisa për gjermanët u dallua Andrew Goudelock me 20 pikë të shënuara.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here