Panathinaikos siguroi ftoren e katërt në sezonin e regullt në Euroleague pasi mposhti 83:75 në kohën shtesë Maccabin e Tel Avivit. Në prani të 8.300 shikuesve skuadra greke ishte afër ta humbtte ndeshjen  në kohën e rregullt e cila u mbyll 67:67, ndërsa në kohën shtesë falë series 16-8, vendasit shënuan fitore.  Amerikani Singleton, ishte më i miri me 26 pikë, 6 topa kërcime.

Fitoren e katërt mori edhe Barcelona përballë një prej skuadrave më të dobëta në Euroleage, Zalgiris Kaunas. Pavarësisht lojës së mirë të Motum, që shënoi në total 26, skuadra lituaneze ishte e pafuqishme për të përballuar ritmin e katalanasve që triumfuan në fund me reuzltatin 92:86.

U rikthye tek suksesi pas tri humbjeve radhazi Olimpia e Milanos, që fitoi 105:92 Anadolu Effes. Amerikani Sanders me 22 pikë udhëhoqi skuadrën italiane drejt fitores në Mediolanun Forum, para më shumë se 10. 000 shikuesve.

Në “Wolswagen Arena” të Stambollit u zhvillua një duel i ashpër mes Dorusaffakas dhe Bamberg, që u mbyll 72:70. Edhe për skuadrën turke kjo ishte fitorja e katërt në gjashtë ndeshje, ecuri që e mban në zonën play off.

Unics Kazan vuajti shumë përballë Zrvena Zvezdës, por në fund arriti të fitonte me 3 pikë diferencë 65:62. Langford me 23 pikët e tij ishte vendimtar në lojën e skuadrës ruse, që mori fitoren e dytë radhazi pas një starti mjaft negativ të sezonit të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here