CSKA e Moskës tregon muskujt ndaj Barcelonës në raundin e 24 të ndeshjeve në sezonin e rregullt. Moskovitët fituan 61 – 85 në “Palau Blugrana” për suksesin e 18-të sezonal, ndërsa Barca humbet terren në synimin për t’u renditur në zonën “Play Off”. E pabesueshme ajo që ndodhi në periodën e parë. Vendasit nuk ekzistonin mbi parket, duke shënuar vetëm 4 pikë pikë, kundrejt 29 të CSKA-së. Një rezultat i tillë tregoi diferecat që ekzistojnë mes dy ekipeve, megjithatë në pjesën e mbetur të lojës skuadra mike lëshoi terren në fazën mbrojtëse, por e ruajti këtë epërsi, duke e mbyllur takimin me plus 24 pikë. Francezi De Colo realizoi 21 pikë për CSKA-në në thuasje 25 minuta mbi lojë.

Në “Volkswagen Arena” të Stambollit Darussafaka Dogus triumfoi 77 – 72 ndaj Panathinaikosit në derbin e Ballkanit. Ëanamaker i vendasve fitoi duelin me Singleton, duke shënuar 24 pikë, një më shumë se bashkëkombasi i tij të Panathinaikosit. Grekët ishin në avantazh 70-72 pak minuta para përfundimit të takimit, pot në gjuajtet e fundit Basketbollistët e Darussafakas ishin më të saktë, duke triumfuar me 5 pikë diferencën. Me këtë fitore Darussafaka rrit shanset për të kapur zonën “Play Off.”

U vendos në shtesë sfida mes Unics Kazan dhe Anadolu Effes. 82 – 82 përfundoi koha e rregullt, por skuadra turke ishte e papërmbajtshme në kohën shtesë duke e fituar takimin 92 – 99. Për Anadolu Effes ky ishte suksesi i katërt radhazi që e mban në zonën Play Off pikërisht në vendin e shtatë.

Raporti: Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here