Federata Gjermane e Futbollit ka dorëzuar zyrtarisht dosjen në UEFA për të organizuar “Euro 2024” në Gjermani. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i Federatë Gjermane, Reinhard Grindel i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” ka treguar se Gjermania ka kërkua të drejtën e organizimit.
UEFA po pret që brenda javës të vijë një tjetër propozim dhe tashmë është radha e Turqisë për të prezantuar projektin e saj ku më pas do të përcaktohet vendi fitues.
Ambasadori që do të përfaqësojë Gjermaninë në garën për “Euro 2024” është ish-kapiteni Flip Lahm, i cili ka qenë pjesë e kombëtares gjermane në Botërorin e vitit 2006, ku u organizuar në Gjermani. Ai është shprehur optimist për këtë kandidaturë, duke thënë se Gjermania mund të jetë një organizator i denjë.
“Si një lojtar, kam marrë pjesë në Kupën e Botës 2006 në Gjermani. Unë jam i sigurt se edhe një herë do të ndiejmë entuziazëm të madh dhe do të krijojmë një frymë të re solidariteti në “UEFA Euro 2024”. Ne kemi stadiume moderne dhe infrastruktura të mira. Futbolli është si në shtëpi tek ne. E di që Euro 2024 do të jetë një festival i shkëlqyer i futbollit për të gjithë Europën – sepse ne jemi të gjithë ‘të bashkuar nga futbolli’”, u shpreh Filip Lahm.