Arsenali ka njoftuar edhe zyrtarisht se e ka emëruar Unai Emeryn në postin e trajnerit.
Në një njoftim në Twitter, klubi londinez ka njoftuar se Unai Emery është emëruar në postin e trajnerit të Arsenalit pas largimit të Arsene Wengerit.
Një fillim i ri. Një epokë e re. Një kapitull i ri”, kështu e ka njoftuar arritjen e Emeryt në klub Arsenali.
Emery u largua nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni pas dy viteve qëndrimi dhe tani do të zëvendësojë Arsene Wengerin, i cili u largua nga Arsenali pas plot 22 viteve.