Nuk është hera e parë që Swansea kur është në rrezik për tu larguar nga elita e futbollit anglez, nxjerr rezultate të mira edhe ndaj klubeve të mëdha pavarësisht se ku luan.
Kjo ndodhi edhe këtë herë në Old Trafford, ku skuadra nga Uellsi barazoi 1:1 ndaj Manchester United, që me këtë barazim po e rrezikon seriozisht vendin në Champions League, kurse Swansea me këtë pikë sado pak shpreson për mbijetesë.
Në fakt, Swansea luajti shumë mirë dhe u prit që nuk do ta humbë ndeshjen edhe pse ishin ata që pranuan gol tëparët nga penalltia “inekzistente”, prej nga Wayne Rooney shënoi për epërsinë e skuadrës së tij, por një supergol nga gjuajtja e lirë e Gylfi Sigurdsson, i shtangu gjithë tifozët vendas. /Korneri.net