Së bashku me skuadrën e tij e përmbylli një vit për tu mbajtur mend. Me të në fushë Keku arriti të jetë kampion në Ligën e Parë dhe të plasohet në Superligë. Qendërmbrojtësi i skuadrës nga Obiliqi, Ardian Hoti, ishte një nga lojtarët më stabil të kësaj skuadre, një prej më meritorëve që ekipi i Bledar Devollit arriti objektivin, shkruan Korneri.net.
I riu i talentuar për kohën sa është te “Elektricistët”, u kalit si futbollist dhe fitoi përvojën e duhur për të garauar në një nivel më të lartë të garave me ç’rast i është mirënjohës skuadrës së tij për mundësinë e dhënë dhe suksesin e arritur.
Paraqitjet e tij të mira me Kekun, kanë rënë në sy të disa drejtuesve të skuadrave të Superligës, madje skuadra me emër në futbollin e Kosovës, të cilat kanë kontaktuar futbollistin i cili pas përfundimit të edicionit është pa kontratë me Kekun. Megjithatë Hoti për redaksinë tonë ka pohuar se fillimisht i’a ka borxh drejtuesve të kësaj skuadre t’ia shohë objektivat për edicionin e ri, para se të bisedojë me skuadrat tjera për të ardhmen.