Klubi më i madh kosovar FC Prishtina i është falëndëruar jashtëzakonisht shumë skuadrës pejane Besa, që me fitoren ndaj Llapit në finalen e “Digitalb Kupës” së Kosovës pas kryerjes së penalltive, automatikisht e dërgoi klubin kryeqytetas në garat evropiane, ndeshjet kualifikuese për në Europa League, pasi Besa nuk është lincencuar fare.

Ky tregim i yni ndërlidhet ngushtë edhe me të ardhmen e klubit kaltër e bardhë që me shumë gjasë (mund) do të drejtohet nga Gani Sejdiu, pikërisht nga trajneri i madh kosovar i cili edhe pse i larguar më herët nga Besa, në ditët e fundit para finales në “Riza Lushta”, i ndihmoi ish-skuadrës të tij Besa që t’i kryejë stërvitjet në mënyrë profesionale, për të cilin fakt i është falënderuar edhe zyrtarisht dhe publikisht trajneri aktual Astrit Imami, shkruan Korneri.net

Është është Gani Sejdiu trajneri i duhur për Prishtinën evropiane?

Redaksia e Korneri.net, është interesuar shumë për ardhmërinë e trajnerit Gani Sejdiu i cili ishte shumë afër të bëhej trajner i Prishtinës para pak muajsh, por në çastet e fundit ndodhi ndryshim në skenarin e klubit më të madh në vend, andaj nuk ishte faji apo mosmarrëveshja e Sejdiut me zyrtarët e Prishtinës, të cilët në fund vendosën për Arsim Thaqin.

Për momentin Gani Sejdiu është trajner i lirë dhe i hapur për bisedime me cilindo klub që shpreh interesim për të. “Korneri.net”, e kontaktoi Sejdiun me të cilin foli direkt për këtë çështje, andaj edhe ai u shpreh se po pret oferta serioze nga klubet tona në mënyrë që të nis përgatitjet me kohë.
Redaksia jonë apo më saktë sipas informacioneve që kemi, Prishtina mund të jetë destinacioni i Gani Sejdiut, dhe paravërisht faktit që biseduam gjërë e gjatë me të, këtë mundësi apo fakt nuk e përmendi fare.
Marr në përgjithësi, një trajner si Gani Sejdiu edhe meriton të jetë në krye të Prishtinës, pasi është njohës i madh i lojës, e njeh mirë mentalitetin e futbollit kosovar, dhe me një fjalë… është trajner që i duhet Prishtinës në garat evropiane, me gjithë respktin e madh për Arsim Thaqin. /Korneri.net

Artikulli paraprakKosovë – Turqi, Albert Bunjaki zbulon listën e të ftuarëve me këtë datë
Artikulli tjetërZyrtare: Kessie është i Milanos, marrëveshje intelegjente…