Ermir Lenjani zgjedh destinacionin e tij për të ardhmen. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të qëndrojë në Ligue 1, por jo te Rennes ku u kthye këtë verë pas huazimit 1 vjecar te Nantes , pasi do të veshë fanellën e Guingamp që më në fund merr përforcimin e shumëkërkuar në krahun e majtë të mbrojtjes. Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja  L’Equipe qe shkruan se 27 vjecari nga Pristhina pritet në Cotes d’Armor në Bretanjë ku do të firmosë një kontrate 3 vjecare ndërsa Rennes që do të marrë për transferimin e tij shumën e 500 mijë eurove. Për Lenjanin kjo është padyshim një zgjidhje e mirë duke qenë se nuk do të jetë më në huazim, por një blerje përfundimtare e Gungamp, cka do të thotë se mund të jetë më i qetë për sa i përket të ardhmes pasi gëzon besimin e Guingamp, dicka që duket se i mungonte te Rennes ku nuk ishte grumbulluar fare nga Christian Gourkuff për transfertën me Nisë këtë të dielë.

I huazuar te Nantes sezonin e kaluar Lenjani që numëron 21 prezenca dhe 3 gola me Kombëtaren Shqiptare do të shkojë kështu te një tjertër rival i Rennes, Gungamp ku trajneri Antoine Kombuare e vlerëson së tepërmi profilin e tij dhe është bindur përfundimisht se është ai futbollisti i duhur falë edhe performancave të mira të 27 vjecarit me Shqipërinë në Europianin që u zhvillua këtë verë në Francë.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakBayern fitoi Superkupën e Gjermanisë
Artikulli tjetër“Rio 2016”, grabiten me armë 4 notarë të SHBA