Konfirmimi final erdhi dje nga fjalët e Beppe Marotta.

Christian Eriksen nuk është pjesë e planeve të Interit dhe trajnerit Antonio Conte, prandaj  ndeshja kundër Cagliari më 13 dhjetor ishte e fundit  për danezin në fanellën e klubit italian, kështu që zyrtarët e Interit po punojnë ta gjejnë blerësin serioz, përcjell Korneri.net

Operacionet me PSG dhe Arsenalin mbeten në vend për një shkëmbim respektivisht me Paredes dhe Xhaka (ose Ceballos), por ëndrra do të ishte që të ishte në gjendje të sillte Van de Beek në Mezza. Anëtari i Man.United  po ashtu po kalon edicion  zhgënjyes te Manchester United dhe gjen pak hapësirë, prandaj Marotta studion goditjen e madhe apo shkëmbimin e bujshëm. /Korneri.net

Artikulli paraprakMiami e nis me humbje, fitore me vuajtje për Boston e Sacramento
Artikulli tjetërPochettino shumë afër gjigantit evropian