Cristian Eriksen arriti  dje në Milano për të bërë vizita më të detajuara mjekësore dhe për të vendosur përfundimisht për të ardhmen në futboll.

Sot, danezi ka vizituar qendrën stërvitore të Interi në Apiano Gentile dhe ka takuar të gjithë shokët e skuadrës. Vetë faqja e Interit postoi pamjet e takimit të Eriksen me shokët e skuadrës me këtë foto, përcjell Korneri.net

“Mëngjesin e sotëm, Eriksen bëri një vizitë në qendrën stërvitore Suning, duke takuar drejtuesit e klubit, trajnerin, shokët e skuadrës dhe pjesëtarët e stafit. Eriksen po bën mirë dhe është në gjendje të shkëlqyer psikologjike dhe në formë të mirë nga ana mentale. Ai do të ndjekë programin e riaftësimit duke u konsultuar me doktorët danez në Kopenhagen’’, shkroi Interi në faqen e klubit. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here