Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, erdhi më shumë bujë te Interi si lojtari që do të kthehej në Ronaldon e ri të zikaltërve. Por vetëm 16 minuta në fushë kanë bërë që “objekti misterioz” i blerë për 27,5 milionë euro nga Santos, të rrezikojë të jepet huazim në një prej ekipeve të tjera italiane pasi nuk ka vend në skuadër.

gabriel-barbosa_apdms09usyu2110g1lovmy91t

Mediat italiane bëjnë të ditur se Pioli u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se do të shohë edhe dy javë paraqitjet në stërvitje të lojtarit i cili me fanellën zikaltër ka luajtur vetëm 16 minuta në Serinë A. Në fund, ai do të vendosë nëse Gabigol do të qëndrojë edhe për pjesën e dytë të sezonit apo do të jepet në huazim.

gabigol-neymar-brazil-11082016_dcivyhmgkffe15zgoh813plko

Emri i parë në listën e pretendentëve për futbollistin i cili mund të përfundonte te Barcelona para se të zgjidhte Interin, është Pescara. Atje ai do t’i bëjë konkurrencë Rei Manajt në repartin e sulmit të një ekipi që po lufton për mbijetesën, sigurisht diçka që Gabigol nuk e kishte imagjinuar në momentin kur iu bashkua ekipit italian apo kur luante përkrah Neimar në radhët e seleçaos.

Artikulli paraprak“Të urrej”! Ja çfarë i pohon Grizmann, Cristiano Ronaldos
Artikulli tjetërLamtumirë Real Madrid, më pret Milan!