Ish mesfushori i Milanos në vitet 1992-1997, aktualisht trajneri i të rinjve te rosonerët, Stefano Eranio ka komentuar rreth deklaratave të shumë ish anëtarëve të klubit për vendimet e marra nga pronarët e rinjë të Milanos të cilët duket se kanë lënë jashtë liste shumë prej figurave kuqezi duke u mbështetur më së shumti tek lojtarë apo drejtues të cilët kanë dhënë shumë për Interin.
“Fakti që pronarët e rinjë duhet të thërrasin disa ish filo-interistë më duket një absurditet. Nëse do të isha një shoqëri e re do të kërkoja të fusja disa kampionë të mëdhenj të Milanos që të jenë të nevojshëm rreth çështjes. Albertini ka pasur edhe eksperiencë si drejtues. Në këtë rast bie dakord me ta.” – u shpreh ai.
Lidhur me situatën aktuale te rosonerët, Eranio ka theksuar se ndaj Udinese formacioni i Montella ishte shumë i dobët për të qenë të vërtetë. Një dobësi që ai vë në dukje ka qenë edhe paraqitja e dobët fizike e lojtarëve duke shtuar se duhet më tepër përgatitje nga kuqezinjtë.