Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, është i vetëdijshëm ëpr situatën në të cilën po kalon skuadra e tij, por mendon se ky nuk është fundi i eres së Barcelonës.
Katalunasit janë shumë afër eliminimit nga Liga e Kampionëve pas debaklit që e pësoi në Paris nga PSG 4:0, ndërsa të dielën e mposhti skuadrën e dobët Leganes në shtëpi 2:1 me një penallti të dhënë në minutën e fundit.

“Nuk do të thoja se ky është fundi in je ere të klubit, si thoni ju gazetarët sepse ky do të ishte pesimizëm. Luajmë në tri gara, çfarë fundi të eres.? Është e vërtetë se në Ligën e Kampionëve jemi në një situatë shumë të vështirë. Ndeshja me PSG po më qëndron në kokë çdo ditë, pork a ende të luhet aty. Duhet të tentojmë të bëjmë më shumë se tash deri në fund të edicionit dhe asnjë vendim ii mi nuk do të ndikoj në klubin” ka thënë Enrique.

Çdo ditë e më shumë po spekulohet se Luis Enrique po qëndron stinorin e tij të fundit në stolin e Barcelonës, por ai ka thënë se ende nuk e ka dhënë fjalën e tij.
Ndeshja e kthimit me PSG zhvillohet me 8 mars, dhe aty shumëçka mund të ndikojë në ardhmërinë e tij te blaugranët.

Artikulli paraprakMilani pranë nënshkrimit me ‘yllin’ e Real Madridit
Artikulli tjetërMourinho: Pogba 100 milionë? E blemë shumë…?