Barcelona 10 09 2016 Deportes Luis Enrique con gesto preocupado en la banda durante el partido de liga entre el FC Barcelona y el Alaves Fotografia de Jordi Cotrina

Skuadra e Realit të Madridit i shpëtoi humbjes vetëm në minutat e fundit të lojës pasi Sergoi Ramos ‘fluturoi’ më lart se mbrojtësit kundërshtar duke dërguar topin në rrjetën e Barcelonës.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se katalanasit nuk e meritonin barazimin duke i hedhur një pjesë të fajit lojtarëve të cilët sipas tij nuk u treguan të zotë për të mbajtur avantazhin.

“Ne e merituam fitoren. Ne kemi mundur ta përfundojmë ndeshjen, e kishim atë në dorën tonë por nuk ishim të aftë ta bënim atë. Ne duhet të përmirësohemi, por rezultati sot ishte i padrejtë për ne. Duhet ta analizojmë këtë ndeshje por mund të them që lojtarët duhet të tregoheshin më këmbëngulës për të mbajtur avantazhin”, u shpreh Enrique.

Artikulli paraprakShkelet kampioni francez
Artikulli tjetërFlet heroi i Real Madridit pas barazimit në El Clasico