Atmosfera te Barcelona nuk është aspak e mirë, pavarësisht besimit që ekziston se mund të eliminojnë Juventusin në çerekfinalet e Champions League pas disfatë së pare 3:0.

Sipas medieve spanjolle, trajneri Luis Enrique ka bërë përgjegjës për disfatën në Torino disa prej futbollistëvë kryesorë të kampionëve të Spanjës, e më konkretisht Neymar, Pique dhe Mascherano, duke i akuzuar për mungesë të ambicieve në fushën e lojës, përcjell Korneri.net.

Kjo ka qenë hera e parë që Luis Enrique ka shfryrë inatin e tij në drejtim të futbollistëve, që nga momenti kur ai mori detyrën e trajnerit të Barcelonës.

47-vjeçari e kritikoi Pique se nuk ishte në gjendje që të drejtonte mbrojtjen me tre futbollistë, ndërsa Mascherano u akuzua për gabimet e shumta. Po kaq i ashpër, Enrique u tregua edhe me Neymarin për pozicionin që ai mori në fushën e lojës.

Tani mbetet për t’u parë sesi do të jetë reagimi i futbollistëve katalanas në ndeshjen e kthimit, e nëse ata do të mund të realizojnë një tjetër përmbysje të madhe në këtë sezon.

Artikulli paraprakPrioritetet e Milanos dhe presidentit të ri janë të veçanta
Artikulli tjetërFOTO/ Çudira nga Bota: Ngjarje e pabesueshme në klubin skocez, Aberdeen