Zyrtarët e gjigantit spanjoll Barcelona ende nuk e kanë gjetur pasardhësin e Luis Enrique, i cili në fund të sezonit do to largohet nga drejtimi i skuadrës.

Por, sipas të përditshme sportive katallane, Sport, lojtarët e Barcelonës e kanë të qartë se kush duhet të jetë trajneri i ri i Barcelonës.
Sipas tyre, drejtimin e ekipit duhet ta marrë ndihmësi i Luis Enriques, Juan Carlos Unzue.

Madje, Gerard Pique, Andres Iniesta, Sergi Roberto dhe Jordi Alba edhe publikisht e kanë mbështetur Unzue që të marr drejtimin e ekipit.

Artikulli paraprakFOTO: Transferimi i parë i Barcelones për edicionin e ri vjen nga AC Milan
Artikulli tjetërInter mendon zëvendësimin e Piolit me këtë supertrajner [FOTO]