Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka befasuar të gjithë pasi i ka dalë në mbrojtje lojtarëve që transferohen në Kinë.
“Më duket diçka absolutisht e përsosur për të shkuar në Kinë. Nuk më duket më vend për se të kritikoj lojtarët që transferohen në Kinë, gjithsecili zgjedh të vazhdojë karrierën atje ku dëshiron”, u shpreh Enrique.
Kujtojmë që kohët e fundit skuadrat kineze kanë ofruar miliona euro duke konkurruar bindshëm klubet më të mëdha evropiane.

Së fundmi Carlos Tevez u transferua në Kinë dhe do të përfitojë plot 615 mijë sterlina në javë ose e thënë ndryshe 32 milionë sterlina në sezon (40 milionë euro).

Artikulli paraprakSigal Prishtina me stil të kampionit, fitoi bindshëm në “Karagaqi”
Artikulli tjetërVIDEO/ Interi shënon një gol të dyshimtë. Jep gjykimin tënd…