Do të vihet për herë të dytë në provë për të treguar se janë një skuadër madhe që dinë të bëjnë përmbysje siç treguan në ndeshjen kunder PSG.
Trajneri i Barcelonës beson që skuadra e tij mund të përmbysë rezultatin 3:0.
“Është një rival i ndërlikuar dhe agresiv, por rikthimi është më i lehtë se ai ndaj Parisit, sepse kemi humbur 3:0 dhe jo 4:0”, deklaroi Enrique.
“Ajo humbje dhemb shumë. Emocionalisht nuk jemi në 100%-shin tonë, por me ndihmën e shikuesve mund t’ia dalim”, shtoi ish-trajneri i Romës.