Sam Allardyce është në qendër të stuhisë. Përzgjedhësi  i Anglisë ka hedhur benzinë në zjarr pasi është zënë në një video që ka publikuar gazeta britanike Telegraph, ku Allardyce sugjeron biznesmenët e rremë se si duhet anashkaluar rregullat për ndalimin për regjistrimin e lojtarëve përmes fondeve apo palëve të treta, TPO (pronësia e tretë e pjesshme). Trajneri ishte filmuar gjatë disa takimeve me përfaqësues të një kompanie në Lindjen e Largët e cila ishte e gatshme të ofrojë para në Premier League sa Allardyce ishte pjesë e Sunderland.

alardyce

HETIMI KA NIS – Allardyce gjatë takimeve thekson se shumë agjentë tani haptazi shkelin këto rregulla dhe shpjegon se sa e lehtë është për të bërë kështu. Gjatë videos trajneri bëhet protagonist edhe nga komentet negative kundër paraardhësit të tij, Roy Hodgson, dhe Gary Neville. FA nisur një hetim pas marrjes së email nga Telegraph, që ka bërë një përmbledhje të videos, dhe kërkoi gazetën për të siguruar “të gjitha informatat lidhur me këtë çështje”.

pas publikimit të kësaj videoje, Alardyce e rrezikon shumë punën e tij në stolin e “tre luanëve”.

Tash shtrohet vetëm edhe një pyetje nga githë ky tregim. A janë të pastërta të gjitha këto transferime që po bëhet në Angli me shuma marramendëse nga pothujase të gjitha klubet e pasura dhe jo vetëm?

 

Artikulli paraprakGjyqtarët e javës së shtatë në Vala Superligë
Artikulli tjetërJa 8 lojtaret qe nuk po arrijne formen e vitit te kaluar