Ronald Koeman ka mësuar shumë nga gabimet e bëra në të kaluarën. Trjaneri holandez ende e ëndërron kthimin e tij në FC Barcelona, por refuzon që sikur më parë të planifikojë gjëra para kohe. Ai nuk e sheh Evertonin sikur “vetëm” një shkallë drejt Camp Nou.
“Jo! Jo jo, jo jo. Nuk mendoj ashtu, jo”, ka thënë Koeman të premten në një intervistë për të përditshmen britanike ‘The Daily Mail’. ‘Kur shkova në Valencia në vitin 2007 të gjithë flisnin për Barcelonën e edhe vetë mendoja se Valencia është një hap i mirë për kalim te Barcelona, por tani kam më shumë përvojë dhe e di se në futboll dhe në jetë nuk duhet bërë shumë plane. Gjithçka mund të ndodhë”. Ka shtuar ai. Kështu pra Koeman do të përqendrohet plotësisht në punën e tij në Everton. Nuk mund të thuash se do të punoj një vit ose dy vite në Everton e pastaj do të shkoj në Barcelonë. Pse jo? Ndoshta Evertoni do të bëhet një ekip edhe më i madh sesa që është tani dhe ndoshta Luis Enrique do të vazhdojë me punën e mrekullueshme gjatë tri viteve të ardhshme dhe nuk do të kenë nevojë për trajner të ri. Më së miri është që thjeshtë të besoj në projektin e quajtur Everton”. Megjithatë, për Koemanin do të ishte një gjë e mrekullueshme po t’i jepej mundësia që ta drejtojë ekipin e Barcelonës. “Jam i dashuruar në Barcelonën, jeta atje është fantastike dhe si lojtar kam kaluar periudhën më të mirë atje, por po e them sërish, momentalisht vendi im i duhur është te Evertoni”, ka thënë në fund Koeman.

Artikulli paraprakBarcelona pa Luis Enrique, ja “plani B” për trajnerin e ri
Artikulli tjetërPa Robbenin kundër Dortmundit