Kjo foto është vendi ku do të qëndrojnë tifozët e Dritës të dielën pasdite.

“Intelektualët” do të kenë një numër shumë të vogël krahasuar interesimit të madh për të qenë në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, pasi në ndeshje do të jenë vetëm 100 prej tyre, shkruan Korneri.net

Edhe pse ndeshja vendimtare për titull në mes Prishtinës dhe Dritës, do të filloj për më pak se 48 orë, për momentin organizatorët e kësaj përballje nuk kanë punuar asgjë në stadium së paku për sigurinë e tifozëve.
Pikërisht kjo foto është bërë në pjesën ku do të duhet të qëndrojnë tifozët e Dritës, dhe deri tash nuk ka asnjë shenjë sigurie (barrierë) apo diçka të tillë.

Është mëkat i madh se ku do të qëndrojnë “Intelektualët” në këtë duel historik për ta, por kushtet e stadiumit në Pejë janë të këtilla, aspak të mira dhe komode. /Korneri.net

Artikulli paraprakMikel Arteta pranon të jetë trajneri i ri i Arsenal
Artikulli tjetërDrita ankohet për tifozët, thotë se Prishtina është në presion