Arsenali po mendon për ndryshime të rëndësishme në “Emirates Stadium”. Klubi londinez ka nisur planin për të kaluar në furnizimin me energji diellore, në të gjitha ambientet e stadiumit të tij.

Thuhet se zyrtarët e klubit londinez kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të sektorit të energjisë diellore, që shumë shpejt do të realizojë plotësisht këtë plan të Arsenalit. E gjithë kjo lëvizje bëhet me synimin për të reduktuar kostot, emetimet dhe shpenzimet e tepërta.

Ndryshimi ambientalist i klubit londinez do të prekë edhe tifozët, të cilëve kompania “Octopus Energy” iu ofron kontratë për furnizimin e shtëpive me energji diellore. Pjesë e kësaj kontrate janë edhe pajisja me aksesorët zyrtarë të Arsenalit, si dhe një vizitë në “Emirates Stadium”.

Artikulli paraprakZyrtarizohet Munishi te Drita, pas tij përforcime nga jashtë
Artikulli tjetërRenditja FIFA, Shqipëria në rënie të lirë, Kosova i afrohet Maqedonisë