Villareal pret nesër Juventusin në Champions League, duel që luhet prej orës 21:00. Para mediave sot ka dalë trajneri Unai Emery, i cili mes të tjerave ka deklaruar: “Juventusi duhet respektuar, për shkak të historisë që ka. Janë një nga skuadrat më të mira italiane, me përvojë në Champions League dhe me lojtarë me nivel në aspektin individual. Vlahovic ka shënuar 17 gola me Fiorentinën dhe është një lojtar i nivelit të lartë.

Ai ka aftësi të jashtëzakonshme, është i ri, mund të shënojë dhe ka uri për të luajtur dhe fituar. Ky është niveli që duam të sfidojmë. Është më mirë të luajmë me Juventusin që i ka të gjithë në dispozicion. Ata janë favoritë, por ne nuk dorëzohemi. Jemi në gjendje të mundim skuadra të një niveli të lartë dhe do tentojmë sërish nesër”.

“Nesër na pret një ndeshje e ashpër. Ata janë shumë të fortë në fazën e mbrojtjes, por edhe në ndërtimin e lojës që të pengon ty për të krijuar shanse shënimi. Do të duhet të kërkojmë skema dhe hapësira për të shkuar drejt portës. Po përgatitim 90 minutat e nesërme dhe ato të Torinos, sikurse mendojmë edhe shtesën e penalltitë e mundshme.

Do bëjmë gjithçka për të fituar, mundësitë dhe aftësitë i kemi. Kemi edhe në lojtarë me përvojë ndërkombëtare. Ne kemi ardhur deri këtu sepse e meritojmë dhe duam të luajmë kundër Juventusit. Nuk duhet të mendojmë, por të veprojmë. Ata janë favoritë, e kanë këtë ndjenjë, e dinë që nëse japin më të mirën e tyre do të kalojnë. Ne kemi nevojë për përulësi dhe respekt”.

“Lëndimi i Chiellini? Ai është një pikë referimi për futbollin evropian dhe atë italian. Është një lojtarë që përveç asaj që jep në fushë, ka rëndësinë e vet në grup edhe si person. Ai gjithmonë buzëqesh, e kujtoj kundër Sevilla në Torino. Giorgio transmeton energji pozitive, gjithmonë. E krahasoj atë me Albiol”. / oversport.tv

Artikulli paraprakNjë tjetër lojtar i Bayern lëndohet rëndë
Artikulli tjetërCovid-19 nuk kursen as Thomas Muller, del pozitiv dhe izolohet në shtëpi