Unai Emery është shprehur mjaft i acaruar për arbitrat në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Ai fajëson gjyqtarët për rezultatin, që sipas tij më i drejti do të ishte barazimi. Emery thotë se gjyqtari nuk ishte i balancuar, duke ndikuar në fushën e lojës.
“Madridi ka momente tranzicioni, ne nuk e merituam këtë rezultat, nëse arbitri do kishte qenë i balancuar, ne mund të kishim barazuar apo edhe fituar. Ne mund të provojmë, por ne gjithashtu kemi nevojë që vendimet e arbitrit të mos jenë ndikuese”
“Goli i barazimi i përforcoi ata dhe detajet e vogla të arbitrit nuk na kanë ndihmuar. Ka një dorë të mundshme të Sergio Ramos. Është e vështirë ta shohësh, por për këtë, numri i gjyqtarëve duhet të rritet dhe duhet të ketë VAR, është puna e tyre”.