Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni ka përshëndetur ndryshimet që ndodhen orët e fundit në stolin kuqezi. 81-vjeçari ka festuar emërimin e Gattusos në stolin e Milanit, madje nuk ka nguruar të bëjë një koment në faqen zyrtare të “Twitterit” pas ardhjes së trajnerit të ri.

“Kam patur një telefonatë të gjatë dhe të përzemërt me luftëtarin tim të vjetër Xhenaro Gatuzo. I uroj fat, është i denjë për Milanin. Forza Milan”, ka shkruar Berlusconi.

Mësohet sot Gattuso ka mbërritur në Milanelo, ku sot do të zhvillojë seancën e parë stërvitore, ndërsa nesër paradite do të bëhet prezantimi i tij si trajneri i ri i kuqezinjve.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakPilotët kundër pistës së Abu Dhabit, Formula 1 humbet spektaklin
Artikulli tjetërE rrallë / Kjo kompani e basteve paguan klientët për fitoren e Barçës: Pranon golin e Messi