FFK dhe Vala sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, gjegjësisht sponzorimi, ku Elita e futbollit kosovarë nga sot do të ketë emërim të ri: “Vala – Superliga e Kosovës në futboll.

Në edicionin e ri, Kompania “Vala” do të ketë mundësi që t’i reklamojë produktet dhe ofertat e saj në të gjitha ndeshjet e Elitës së futbollit kosovarë.

Kjo marrëveshje do të jetë mjaftë profitabile për skuadrat kosovare, të cilat do të shpërblehen nga Vala në fund të edicionit të garave në të holla pamarë parasysh shpërblimet nga UEFA, kështu që kampioni do të arkëtojë 35 mijë euro, kurse edhe katër skuadrat e radhitura deri në vendin e pestë do të përfitojnë nga 5-20 mijë euro.

Ndërkohë, është bërë e ditur se “Radarsport” do të jetë kompania e angazhuar nga UEFA ajo që do të bëjë monitorimin e futbollit kosovarë, kështu qe futbolli ynë dalëngadalë po merrë formën e kampionateve elitare evropiane.

Artikulli paraprakKushtet çnjerëzore, 20 mijë vullnetarë braktisin Rio 2016
Artikulli tjetërLegjenda e Arsenalit ha burek të nonës (Foto)