Është dashur të jetë fshëhtësi dhe të mos bëhet shumë publike, por gazetarët spanjoll sërish u treguan të shpejtë dhe të saktë duke zbuluar se cilat janë kërkesat e Barcelonës për afatin veror, përcjell Korneri.net.
Pa dyshim se dëshira e parë e Barçës nuk do t’i pëlqejë shumë Arsenalit, pasi kërkohet Hector Belerin. Krahu i djathtë i i Barcelonës nuk ka qenë shumë i mirë andaj mbrojtësi spanjoll do të kryente shumë punë në krahë dhe më përpara të kalonte Sergi Roberto.

Në krahun e majtë të mbrojtjes kërkohet i huazuari nga Atl.Madrid te Alaves, Theo Hernandez i cili ka mahnitë me lojën e tij sivjet, shkruan Korneri.net.
Iniesta po pritet ta vazhdoj kontratën edhe për një vit, por blaugranët dëshirojnë ta sjellin pasardhësin e tij, Marco Verratti nga PSG, pasi tashmë zyrtarët e klubit kanë kontaktuar menaxherin e italianit. Nuk mund e të mos përmendet emri i brazilianit Philippe Coutinho i Liverpool, dhe i huazuari te Milan nga Evertoni, i rilinduri Gerard Deulofeu. /Korneri.net

Artikulli paraprakInter do të drejtohet nga një trajner që vjen nga Premier League
Artikulli tjetërWashington ndaj Boston, por pati përleshje të madhe, Warriors marrshojnë tutje