Ikona e Barcelonës, Lionel Messi ka inkurajuar mesfushorin kolumbian James Rodriguez të braktisë ‘Santiago Bernabeun’.

Tabloidi britanik ‘The Sun’, ka zbuluar thelbin e bisedës që argjentinasi ka bërë para startit të ‘El Clasicos’ me James Rodriguez.
“Rodriguez i ka thënë Messi që ka nevojë për të gjetur një klub të ri për të provuar një eksperiencë tjetër larg ‘Santiago Bernabeu’ ”, shkruan “The Sun”
Kujtojmë që përballja e parë e këtij sezoni mes Barcelonës dhe Real Madridit përfundoi në barazim 1-1 ku në vendin e James Rodriguez trajneri francez Zinedine Zidane ka preferuar Mateo Kovacic.

Artikulli paraprakKlubi kosovar me ecuri të njejtë si gjiganti anglez
Artikulli tjetërZYRTARE/ Klubi kinez shkarkon trajnerin Clarence Seedorf