El Clasico kundër Barcelonës lë shenjë te Real Madrid, derisa madrilenët humbasin shërbimet e Aurelien Tchouameni për gjashtë deri në tetë javë.
Mesfushori ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe është i detyruar ta mbyllë para kohe këtë vit, për t’u rikthyer vetëm në 2024-tën.
Francezi do të nisë menjëherë periudhën e rehabilitimit teksa do të jetë në fokusin e përditshëm të stafit mjekësor. Mungesa e Tchouamenit me siguri do të ndihet te Real Madrid pasi lojtari i lindur në vitin 2000 është një titullar në formacionin e Carlo Ancelottit. Këtë sezon me Tchouameni të aktivizuar nga minuta e parë, Real Madrid nuk ka pësuar asnjë humbje me francezin që garanton ekuilibrat e duhur në fushë.

Tashmë, deri në rikuperimin e Tchouameni pritet që këtë rol ta trashëgojë Camavinga, apo edhe Modric në ndeshje të caktuara.
/Supersport.al