Sfida e së shtunës në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit mund të përkufizohet edhe si “El Clasico” e “Topit të Artë”. Kjo për faktin se skuadra katalanase dhe ajo madrilene janë ato që kryesojnë listën në këtë aspekt pasi futbollistët e tyre e kanë fituar më shumë herë këtë trofe individual aq të lakmuar.

Ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit, edhe këtë radhë favoritët për të fituar Topin e Artë janë pikërisht Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në 2015, argjentinasi e fitoi këtë trofe për herë të pestë në karrierë, ndërsa Ronaldo në 2014 fitoi trofeun e tij të tretë.

Por Ronaldo dhe Messi nuk janë të vetmit që kanë sjellë “Topin e Artë” në Spanjë. Në fakt lojtarët e Barcelonës e kanë fituar trofeun plot 11 herë kundrejt 8 herëve të Realit të Madridit.

Për katalanasit, ky trofe ka kaluar në duart e Luis Suarez (1960), Cruyff, Stoichkov, Rivaldos, Ronaldinhos e Messit.

Te “Los Blancos”, ata që kanë mundur të bëjnë për vete “Topin e Artë” janë Di Stefano, Kopa, Luis Figo, Ronaldo, Cannavaro e Cristiano Ronaldo.

Në të njëjtën kohë, Barcelona dhe Reali i Madridit janë klubet që kanë më shumë podiume në garën për “Topin e Artë”. Katalanasit kanë 30 podiume, 11 vende të para, 10 të dyta dhe 9 vende të treta. Reali i Madridit ka 24 podiume, 8 vende të para,11 vende të dyta dhe 5 vende të treta./T.CH./

Artikulli paraprakMilan me dy super-goditje gjatë janarit, njëri prej tyre pa asnjë cent?
Artikulli tjetërZyrtare: Operohet Etrit Berisha, ja sa kohë do të jetë jashtë aksionit?