International Champions Cup do të organizohet për vitin e katërt rresht gjatë verës. Në një turne të këtij lloji interesimi është i jashtëzakonshëm pasi aty luajnë pothuajse të gjitha skuadrat më të mëdha evropiane, dhe organizohet në  katër kontinente (Amerikë, Evropa, Azië dhe Oqeani). Mund të paramendojmë duelet  Real Madrid-Bayern-Juventus, ose Atletico Barcelona- Liverpool.

Por, pa asnjë diskutim ndeshja më e madhe dhe ideja e organizatorit është që të zhvillohet El Clasico në Miami (Real Madrid-Barcelona), përballja më e madhe në botën e futbollit diçka e stilit Super Boël, me koncerte para dhe pas ndeshjes. Tashmë është  kontaktuar me kompaninë e organizimit, Relevent Sport, dhe nuk do të bëjë ndonjë deklaratë publike të konfirmojë apo mohojë mbajtjen e  kësaj klasike, ndërsa përgjigja definitive do të ipet gjatë muajit mars.

 

Artikulli paraprakMan.United pritet të bëhet skuadra e parë në histori të Premier League
Artikulli tjetërFillojnë pasojat e “Brexit”, rritje drastike për borxhet e Manchester United