Një lajm shumë inteteresant vjen nga e përditshmja madriliene “As”. Trajneri argjentinas i Atletico Madrid i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2020, ka rinegociar me zyrtarët e klubit dhe sipas këtyre burimeve ai pritet të lirohet që në vitin 2018.

Sigurisht është lajm i cili u intereson shumë klubeve evropiane, por Inter është në “pole position”, pasi edhe vet trajneri (dikur ish anëtari i Interit), disa herë kishte thënë se një ditë ëndërron të ulet në stolin e neroaxurëve.

El Cholo është njëri ndër trajnerët më të kërkuar në qarkullim, por dëshira e tij që të mbetette Atletico Madrid kishte larguar klubet tjera që të mos negiciojnë fare.

 

 

Artikulli paraprakVetëm 16 vjeç, Messi “shkatërroi” shokët e skuadrës
Artikulli tjetërUEFA: Finalja më 2018 e Champions në Kiev