Il Mattino në botimin e sotëm i kushton një hapësirë Napolit në pjesën qendrore të faqes së parë me titullin vijues: “Kurajo Insigne , më shumë po jo”.
Lorenzo Insigne pësoi lëndim jo të lehtë në ndeshjen e fundit kampionale në Serie A ndaj Lazios (3-1), dhe vazhdon të jetë në pikëpyetje prezenca e tij në ndeshjen kthyese të 1/16 së finales në Champions League përballë Barcelonas (1-1), përcjell Korneri.net
Këtë mëngjes në faqen 14 të kësaj gazete, është një shkrim i gjatë rreth Napolit e sidomos kapitenit të skuadrës Lorenzo Insigne, për të cilin shpresohet se mund të luaj nga fillimi ndaj katalunasve. Ekziston besim për rimëkëmbjen e plotë në klub dhe vet lojtarit. Ai është optimist se do të luaj pasi “Dhimbja iku”. /Korneri.net