Redaksia e Korneri.net, ka biseduar me ish-lojtarin, trajnerin dhe ndihmës trajnerine Sigal Prishtinës, Fikret Shatrin, i cili n aka zbuluar shumë gjëra interesante dhe të padëgjuara ndonjëherë për klubin më të madh të basketbollit në vend, Sigal Prishtia.
Lexojeni me kujdes, sepse ka gjëra shumë interesante.
“Fillimisht dëshiroj te ju përshëndes dhe te ju uroj suksese ne punën tuaj, për te mirën e sportit te Kosovës.
Ne realitet në klubin e Basketbollit “Sigal Prishtina” nuk është duke ndodhur asgjë e jashtëzakonshme, së paku mu nuk më bënjë përshtypje humbjet, sepse secila skuadër mund të humbë, dhe secila skuadër mund të luajë dobët në një fazë të caktuar, secila skuadra mund të mos ketë fat në transferime, aq më tepër ekipet të cilat kanë buxhet të limituar, riskun e dështimeve me angazhim të lojtarëve të huaj e kanë më të madh dhe po ashtu ikja e lojtarëve të huaj, por kur është fjala tek ikja e lojtarëve te huaj, tek Prishtina është shëndërruar ne një dukuri që sigurisht dëmton buxhetin e klubit, dhe për ketë vet jam dëshmitar, kur klubi ka larguar lojtarë para skadimit të kontratës ose kanë larguar lojtarë në fillim të kontratës. Më pas ata lojtarë të larguar kanë fituar kontestin në BAT – (FIBA). Për ketë çështje askush nuk jep përgjegjësi, dhe drejtori i Prishtinës krekoset nëpër media për suksese, e qe unë këtë çështje e quaj dështim, sepse me këtë cenohet e ardhmja e klubit më të trofeshëm në Kosovë.
Por problemi me i madh i këtij klubi është diku tjetër:
-Klubi i basketbollit Prishtina, është një klub i cili nuk është transparent.
-Klubi i Basketbollit Prishtina, duke mos pasur ide dhe strategji të veprimit dhe zhvillimit, është duke i sakatuar lojtarët e rijnë, e gjitha çka vlen të përmendet në këtë drejtim është tendenca për të sjell lojtarë të Kosovës që zhvillohen jashtë, por që edhe në këtë drejtim kanë dështuar, sepse edhe ata lojtarë të cilët kanë ardhur në Prishtinë, kanë mbetur shumë të zhgënjyer me realitetin e hidhur!
-Klubi i Basketbollit Prishtina, ende deri më sot nuk ka arritur ta formoj çoftë edhe një asistent mesatar, për derisa Kryetari i këtij klubi del para medieve dhe akuzon pa bazë se në Kosovë nuk ka trajnerë! Lindë pyetja: sa cent zoti kryetar ka harxhuar për zhvillimin e trajnerëve të saj vendorë? Ju mund ta pyetni si redaksi, si mendon ai të këtë trajner deri sa zbrazë kuletën e klubit vetëm për trajner te huaj, dhe asnjë cent për avancim dhe shkollim të mirëfillt të trajnerëve të Prishtinës. Por, mediokriteti më i madh ka qenë, se politika kryesore e këtyre njerëzve ka qenë qe edhe ata trajnerë qe i ka pas Prishtina, me politiken e tyre të ndyre t’i shkatërroj ata, dhe të hakmerret për arsye të ndryshme dhe mos e thuaj zoti ti avancoj!!!
-Qe nga Tetori i viti 1999 -4 janar 2016, kam qenë pjesë e Klubit të Basketbollit Prishtina, stafi i saj ka humbur shumëçka nga pagat e marra, as edhe një cent i vetëm nuk është bërë deklarim ne ATK, d.m.th për trustin pensional, e qe deri më sot janë harxhuar miliona euro.
-Një kohe të gjatë ne kemi marr paga të padeklaruara, dhe atë përmes një xhirollogarie tjetër, xhirollogari e cila i takon akademisë së basketbollit “ Aba Basket”, që do të thotë se klubi juridikisht kryen transaksione si etnitet tjetër dhe jo si Prishtinë.
-Shprehu dhembjen e madhe, kur dëgjoj nëpër kompani të ndryshme për borxhet e reja dhe të vjetra që ka Klubi i Basketbollit Prishtina, kjo është shumë pikëlluese, dhe te gjitha këto çështje nuk kanë të bëjnë me atë se a e dua unë Kryetarin dhe Drejtorin, kjo çështje është relative, por gjëja më e keqe është se klubi është duke e pësuar dhe fare në fund klubi do ta pësoj!
Te gjitha këto kanë te bëjnë me një realitet, dhe absolutisht nuk është ajo qe unë ta zbrazi mllefin, pse me kanë larguar, tash te hedh baltë mbi një institucion, është relevante a jam unë aty apo jo, por një gjë është e vërtetë se te përjetshëm asnjeri nga ne nuk jemi, krejt çfarë me intereson është ardhmëria e klubit, e qe unë e shoh një ardhmëri tepër te zymtë dhe të errët, sepse prapaskenat e këtyre njerëzve janë dhe kanë qenë krejt tjera dhe me se paku sportive!
Por, duke shpresuar qe klubi te këtë te ardhme te ndritur, rezultate dhe sukses, dhe duke ditur që kontributin askush askujt asnjëherë nuk mund t’ia mohon, edhe pse “Shpëtimtarët” kane tendenca te tilla, por që në fund te fundit, kujtdo që ja mendon, ja ke menduar vetës, uroj që Prishtina të jetë e bardhe ashtu siç do duhej te ishte.”