Skuadra prishtinase që luan në Ligën e parë të Kosovës, Ramiz Sadiku ka mbetur pa trajner.

Sipas informacioneve të Korneri.net, kryesia e klubit pas mbledhjes së mbajtur ka vendosur ka ndërprerë bashkëpunimin me Musa Selimin me marrëveshje të dyanëshme shkaku i rezultateve të dobëta.

Pozita e 11-të, në tabelë, vetëm 2 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje, ishin të mjafutueshme që të merret ky vendim. Nëse shikohet edhe më thellë atëherë Ramiz Sadiku ka vetëm 4 pikë më shumë se skuadra e fundit në tabelë ku gjendet Kosova e Prishtinës, andaj zgjidhje tjetër për krerët e klubit nuk kishte.

Ish trajneri i Kekut, kështu e la Ramiz Sadikun në gjysmë të rrugës, por ishte rrugëzgjidhja më e mirë si për trajen rin ashtu edhe për klubin pasi kështu nuk mundur më të vazhdohet.

Pritet që ditëve të ardhshme Ramiz Sadiku ta gjej një trajner të ri, pasi me shumë gjasë siç mori vesh Korneri.net, skuadrën do ta drejtoj Dardan Kryeziu. /Korneri.net

Artikulli paraprakFoto/Messi fsheh diçka të çuditshme në çorapen e majtë
Artikulli tjetërMuzaka kërcënon Partizanin e Beogradit