Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Raskaj edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra Afc Eskilstuna, skuadër e cila sezonin e fundit ka siguruar pjesëmarrjen në Elitën e futbollit të Suedisë.

Lajmin për transferimin te Eskilstuna e ka konfirmuar Raskaj vetëm pak sekonda më herët për “Korneri.net”.

Poashtu nga Raskaj mësuam se ai ka nënshkruajtur kontratë 2-vjeçare me Eskilstuna, kurse ambiciet e zyrtarëve të kësaj skuadre për sezonin e ri janë qëndrimi në Elitë dhe radhitja sa më lartë në renditjen tabelare të futbollit suedez.

Kujtojmë që deri më tani Raskaj ishte pjesë e skuadrës norvegjeze Sandnes, më të cilën u divorcua vetëm para pak javësh.

Artikulli paraprakNapoli: Biletat më të shtrenjta në histori për duelin kundër Real Madridit
Artikulli tjetërBlerjet më të mira të Barcelonës dhe Realit në histori