Ish-kapiteni i Kosovës dhe anëtari aktual i ekipit suedez AFC Eskilstuna, Anel Raskaj, është duke gëzuar formë shumë të mirë te skuadra aktuale, duke qenë i pazëvendësueshëm në formacionin bazë edhe pse ekipi nuk ka treguar atë që është pritur në start të edicionit të kampionatit të Suedisë.

Raskaj ka dhënë një deklaratë ekskluzive për “Korneri.net”, duke shpalosur të gjitha planët e detajet e formës aktuale dhe ambiciet për të ardhmën.

“Jam duke gëzuar formë shumë të mirë te AFC Eskilstuna, ku jam shndrruar në një futbollist standart pas transferimit te kjo skuadër. Mendojë që jam duke dhënë kontributin tim edhe pse si ekip nuk jemi duke treguar atë që kanë pritur të gjithë, por të shohë si po rrjedhin gjërat, ndoshta do të kërkojë ekip tjetër gjatë verës, pasi synimet e mija janë që të luajë në nivele më të larta”, tha fillimisht Raskaj.

Më pas “Korneri.net” ishte i interesuar të merrte përgjigjen për një rikthim të Raskajt te Përfaqësuesja e Kosovës, ku ai na këtë përgjigje:

“Natyrisht që unë jam duke punuar shumë, ku edhe rikthimi te Kosova është synim i madh i karrierës time. Unë jam duke u përpjekur që në fushë të jap më të mirën, kurse shtabi teknik i Kosovës nëse e shehë që unë i nevojshëm për tu ftuar, atëherë unë jam i gatshëm të jap gjithçka për vendim tim”, përfundoi deklaratën e tij ekskluzive pët “Korneri.net” Anel Raskaj./Korneri.net.

Artikulli paraprakErdin Hashani flet ekskluzivisht për “Korneri.net” rreth derbit lokal dhe barazhit
Artikulli tjetërZyrtare: Përfundon historia 118 vjeçare e “White Hart Lane”! Tottenham nga edicioni i ardhshëm është nikoqir në stadium “legjendar”