Tjetër lajm ekskluziv për ju lexues të Korneri.net. Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica, edhe zyrtarisht është pjesë e Ligës Ballkanike (Ballkan League), pasi aplikimi i tyre për të qenë pjesë e kësaj lige është pranuar menjëherë.

Ditëve të ardhshme, brenda kësaj jave në Mitrovicë apo më saktë në palestrën e sporteve Minatori, do të arrijë edhe presidenti i kësaj lige Shey Striks, i cili do të vizitojë palestrën si dhe do të ketë takim me zyrtarët e klubit Trepça.

Ju kuktojmë se Trepça gjatë kësaj vere është përforcuar jashtëzakonisht shumë me lojtarë të huaj, Stutz, Wise, Ljujic dhe Scott, por përforcimet për edicionin e ri në Superligë dhe tashmë Ballkan League do të vazhdojnë pasi synimet e klubit janë rritë dukshëm.

Mos të harrojmë se përveç kampionit të dyfishtë të kësaj lige Sigal Prishtina, morrën pjesë edhe dy skuadrat tjera kosovare, Peja dhe Bashkimi, kështu që Trepça bëhet skuadra e katërt.

Artikulli paraprakLorik Cana dhe Kosova, mësoni çfarë po ndodh në orët e fundit
Artikulli tjetërDe Boer takohet me zyrtarët e Inter, konfirmohet ardhja e Joao Marios, kurse “Gabigol”…