Lideri në Vala Superligën e Kosovës në futboll, Trepça 89′, ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e mirënjohur kosovar, Lapidar Lladrovci, mëson ekskluzivisht “Korneri.net”.

Lladrovci ishte shumë afër marrëveshjes me Besën e Pejës, por në fund vendosi që të mos transferohej atje.

Lladrovci, ish-anëtar i Feronikelit dhe Kukësit, kishte kaluar një lëndim të pësuar në Kategorinë Superiore dhe tani është përforcimi i madh i skuadrës së trajnerit Zikerija Ramadani.

Me transferimin e Lladrovcit Trepça 89′ ka një forcë shtesë në qendër të mbrojtjes, kurse me transferimin e tij, skuadra mitrovicase do të jetë e kompletuar në të gjitha repartet si në formacionin standart ashtu edhe në bankën e rezervave.

Artikulli paraprakMourinho sulmon kritikët “lakmitarë” të Pogba: S’është faji i tij që fiton 10-fishin e atyre që u duhet çdo qindarkë për të mbijetuar
Artikulli tjetërEkskluzive/Zekirija Ramadani: Jam i lumtur që Lladrovci është pjesë e jona! “Digitalb Kupa” sivjet është e paparashikueshme….