Musfushori super i talentuar Edvin Çeshko është vetëm 14 vjeç, i rritur dhe i zhvilluar në akademinë “Lushta” të Mitrovocës, por talenti për futbollin ka bërë që ai të bie në sy tek skautët e akademive më të njohura evropiane.
“Korneri.net” nga burime të sigurta të afërta me lojtarin në fjalë, mëson se Çeshko prej disa ditësh ndodhet në prova te klubi i famshëm francez Racing Strasbourg dhe në bazë të informacioneve më të fundit ai është duke mahnitur zyrtarët e atij klube, kështu që me gjasa të mëdha edhe mund të mbetet atje, duke nënshkruajtur edhe kontratë profesionale./Korneri.net.