Lajme të jashtëzakonshme nga Franca për supertalentin mitrovicas Edvin Çeshko, i cili ashtu siç raportoi “Korneri.net” para dy ditëve ndodhet në prova te klubi i fashëm francez Racing Strasbourg.

Çeshko i rritur dhe i zhvilluar te klubi nga Mitrovica KF Lushta, për kalimin e testeve te Strasbourg na e konfirmoi edhe presidenti i klubit mitrovicas, njëherit menagjeri i njohur kosovar Naim Bahtiri.

Sipas burimeve të “Korneri.net”, Çeshko i lindur në vitin 2003, ka mahnitur zyrtarët e Strasbourg, duke kaluar provat me sukses në tre kategori.

Në kategorinë e lojtarëve që kanë lindur në vitin 2003, Çeshko ishte i pa konkurencë, ku më pas ai u testua në U-16 dhe U-17, por edhe në këto grupmosha ishte larg më i miri, duke lënë pa fjalë trajnerët e klubit francez.

Gjatë provave Çeshko u provua në disa pozita, si mesfshor qëndror, pastaj në të dy krahët e mesfushës dhe sulmues.

Ne si redaksi e “Korneri.net”, i urojmë Edvinit së pari të ketë shëndet, fat dhe sukses në karrierë./Korneri.net.

Artikulli paraprakE pabesueshme: Zbardhet oferta bombastike i Milanit për Andrea Belotti
Artikulli tjetërIbrahimovic trasferohet tek Milani: Ja dëshmia e mbrojtësit kuq e zi