Sigal Prishtina vazhdon me reforma në përbërje në mënyrë të jetë sa më e fortë në garat vendore dhe të mbrojë titujt e fituar nga edicioni kaluar. Kështu kampioni aktual prej disa ditës pati në prova dy basketobillistë amerikan, bëhet fjalë për organizatorin Trey Davis, e alo qendrën Cameron Dakota Forte, që u paraqitën në tre takimet e fundit me “Bardhekaltërit”.

Por burime tona mësojnë se drejtuesit e skuadrës nuk janë ndarë të kënaqur me atë se çka ofruan amerikanët, andaj largimi i tyre nga skuadra është qështje orësh.

Gjithsesi Prishtina nuk po qëndron duarkryq në afrimin e lojtarëve të ri në përbërje, teksa tani zyrtarisht synohet rikthimi i organizatorit Willie Kemp, në skuadër që së bashku me Jabarie Hinds, do të krijonin një dyshe fantastike. Ndërkohë zëvendësimi i Cameron Dakota Forte, tashmë është zyrtarizuar me emrin e amerikanit tjetër Fuquan Edwin.

Artikulli paraprakZyrtare: Trepça – Peja zhvillohet të shtunën në këtë termin
Artikulli tjetërLiverpool nga frika, me aeroplan privat e merr sulmuesin Mane nga Afrika