Po zhvillohet në “Riza Lushta”, finalja e Kupës e Kosovës në futboll mes Llapit e Besës së Pejës, teksa rezultati aktual është i barabartë 1-1.

Besa ka arsye të forta të angazhohet për të fituar trofeun në fund edhe pse nuk do të garojnë në gara europiane. Korneri.net mëson ekskluzivisht se çdo futbollistë i Besës nëse skuadra e trajnerit Imami, merr trofeun do të shpërblehet me nga 4000 mijë euro. Madje drejtuesit e skuadrës për të motivuar futbollistët i vizatuan në tabelën e trajnerit shifrën marramendëse prej 4000 mijë euro vetëm e vetëm që futbollistët të motivohen në maksimum të dalin fitimtar në fund.

Artikulli paraprakZyrtare: De Rossi vazhdoi kontratën
Artikulli tjetërLajmi i fundit: Mësohet shkalla e lëndimit të Xhevdet Shabanit