Le joueur fribourgeois Slobodan Miljanic a la votre lors du cinquieme matche des final play-offs du championnat suisse de basketball LNA entre Olympic Fribourg et Union Neuchatel Basket ce vendredi 27 mai 2016 en Fribourg. (KEYSTONE/Manuel Lopez)

Pas rezultateve jo të mira në javët e fundit dhe largimit të amerikanit Lamarcus Reed, KB Peja është vënë në ndjekje të zëvendësimit të tij. Burime të “Korneri.net” pranë skuadrës pejane mësojnë se “Verdhezinjët”, janë në bisedime me basketbollistin nga Mali i Zi, Slobodan Miljanic. 27 vjeçari i gjatë 201 centimetra, luan në pozitën 3-4, ndërkohë së fundmi ishte pjesë e kampionatit malazez te skuadra Primorje 1945.

Ai më herët ka luajtur me mjaftë sukses edhe në kampionatin zvicëran te skuadra Fribourg Olympic, dhe në Sllovaki te skuadra BC Prievidza dhe në këto tri vitet e fundit përfshirë edhe në Mal të Zi 20,5 pikë për ndeshje.

 

Artikulli paraprakIndinjatë te Reali, mendohet tërheqja nga La Liga
Artikulli tjetërVizitë e papritur te Hajvalia