Drita është kampionja më e re e Kosovës në futboll. Skuadra nga Gjilani zyrtarisht epitetin e më të mirit në Kosovë, e morri vikendin që lam pas, shkruan Korneri.net.
Për të arritur te ky objektiv skuadra e Bekim Isufi pati një kontigjent të pasur të futbollistëve vendor, por edhe nga jashtë. Për disa muaj te kjo skuadër qëndroi edhe futbollisti nga Azerbajxhani, Amit Guluzadeh, i cili nuk arriti të lë gjurmë te Kampioni i Kosovës, pasi pati vetëm 5 paraqitje në Superligë.
Burime zyrtare të Korneri.net, mësojnë se ai është largimi i parë nga skuadra që shkroi histori me Dritën, kampioni Kosovës dhe plasmanin në Ligën e Kampionëve. Guluzadeh sot gjatë ditës është përshëndetur me shokët dhe drejtuesit e skuadrës dhe ka marrë rrugë drejt Azerbajxhanit, për të kërkuar aveturë të re në karrierën e tij.